Nevoja për unifikimin e metodave të përdorura në vlerësimin e pranisë së metaleve në kolonën ujore, sedimenteve dhe biotën e Adriatikut dhe Jonit

1644329075_man.png
Superadmin
14 February 2022

Për më tepër vendet e rajonit të Mesdheut kanë ratifikuar Planin e Veprimit në Mesdhe për programin e Kombeve të Bashkuara lidhur me Mjedisin (UNEP-MAP), i cili ka për qëllim të arrijë dhe të mbajë gjendjen GES në drejtimin ndaj përqasjes në dobi të ekosistemit (EcAp) duke implementuar Programin e Monitorimit dhe Vlerësimit të Integruar (IMAP), i cili është koherent dhe konsistent me direktivën mbi detin për vendet e BE-së.

Në rajonin detar Adriatiko-Jonian (rajoni ADRION), një rrezik serioz i ndotjes vjen nga substancat e dëmshme për shkak të zhvillimit të urbanizimit të zonave bregdetare, inputeve nga lumenjtë, rritjes së përdorimit të transportit detar dhe platformave për nxjerrjen e naftës dhe gazit natyror.

Procesi i implementimit të WFD dhe MSFD filloi në vitet 2000 dhe 2008 respektivisht nga vëndet e BE-së, të cilat kanë shtuar një set të ri aktivitetesh, shumë prejt të cilave i mbivendosen atyre të kërkuara nga protokollet e Konventës së Barcelonës. Në mënyrë që të sigurohet koherencë midis vendeve të BE-së dhe atyre që ende ndodhen jashtë saj në rajonin e Mesdheut ku Konventa e Barcelonës ka zhvilluar dhe integruar një përqasje të integruar lidhur me ekosistemin (EcAp) nëpërmjet përcaktimit të Treguesve të Përbashkët, të grupuara sipas objektivave ekologjike. Gjithësesi të tilla çështje tregojnë se jemi larg nga standartizimi në mjedisin detar dhe kjo për shkak të metodologjive të ndryshme të disponueshme dhe të adoptuara gjatë çdo ekspedite monitoruese, të ngritur nga laboratorët përkatës. Janë vënë re ndryshime në kampionim, në konservimin e mostrave, në procesin e kontrrollit të cilësisë e kështu me radhë. Në këtë kontekst, projekti Interreg ADRION i titulluar HarmoNIA (Harmonization and Networking for contaminant assessment in the Ionian and Adriatic Seas) kishte për qëllim të ndante me komunitetin shkencor, menaxherët dhe të gjithë aktorët e interesit, gjithë praktikat më të mira për të inkurajuar implementimin e harmonizuar të direktivave të mjedisit në vendet kufitare të deteve Adriatik dhe Jon. Për këtë qëllim, informacioni lidhur me procedurat e kampionimit, metodologjitë analitike dhe procedurat e kontrollit të cilësisë (QA/QC) u mblodhën për një listë të ndotësve në ujë, sedimente dhe biotë, duke u bazuar kryesisht tek një pyetësor të administruar nga partnerët e projektit në 6 prej vendeve kufitare të rajonit ADRION (Itali, Slloveni, Kroaci, Mali i Zi, Shqipëri dhe Greqi). Midis ndotësve të ndryshëm (të zgjedhur për investigim), metalet e rënda paraqesin një grup ndotësish me rëndësi të vecantë, duke konsideruar këtu hyrjen në mjedis nga burime të ndryshme ndotjeje si reshjet atmosferike, lumenjtë dhe burimet e tipit pikësor nga vendet bregdetare dhe kombinatet industrialë.

Me qëllimin për të propozuar një metodologji të harmonizuar për procedurat e kampionimit, matricat e kampionimit, procedurat e konservimit të kampioneve, metodat analitike dhe vlerat limit për përcaktimin sasior (LOQ) lidhur me metalet, bazuar në informacionin e marrë nga laboratorët e 6 vendeve të rajonit ADRION e në përputhje me vendimet e marra sipas legjislacionit të BE-së të përshtatur nga vendet që kanë përqafuar Konventën e Barcelonës. Në këtë mënyrë do të ndihmohej që të rregullohej legjislacioni i ardhshëm në vendet e rajonit ADRION.

Përgjithësisht u evidentua një mungesë e theksuar në standartizimin dhe unfikimin e metodave analitike të përdorura nga laboratorët e ndryshëm, përgjegjës për kërkimin shkencor dhe monitorimin e metaleve të rënda në mjediset e ndryshme dhe matricat e ndryshme në rajonin e ADRION dhe kjo gjithashtu për shkak të mungesës së kompetencave në përftimin e informacioneve. Në vecanti, ndryshimet ishin të lidhura me karakteristikat e kampionimit (filtrimin e ujit të detit, trashësinë e kampionit të sedimentit dhe përmasat e partikolateve, indet dhe peshimit të biotës), me procedurat e konservimit të kampioneve (në freski, përdorimin e aditiveve, ngrirjen dhe ngrirjen e thatë), me teknikat anilitike të përdorura dhe me vlerat LOQ.

Në mënyrë që të harmonizohet vlerësimi koherent i gjendjes së mjedisit dhe impakti në vendet bregdetare dhe ato offshore të detit Adriatik dhe atij Jon, u përpilua në kuadër të këtij projekti një metodikë e bazuar në legjislacionin e EU-së, ku merret parasysh konventa UNEP-MAP dhe ajo OSPAR. Megjithatë, duhet theksuar se standartet e duhura të cilësisë së mjedisit për biotën dhe matricën e sedimenteve duhet të vendosen në nivel kombëtar nëpërmjet kooperimit në nivel rajonal dhe ndër-rajonal, ashtu siç kërkohet nga WFD dhe MSFD. Akoma më sfiduese është vendosja e vlerave të LOQ, e cila shërben si test prove dhe stimul për të optimizuar performancën analitike, për të siguruar nivelin më të mirë të mbrojtjes së mjedisit në bregdet dhe offshore në rajonin ADRION. Të dhënat bruto në suport të konkluzioneve do të jenë të disponueshme për cdo kërkues shkencor të kualifikuar pas kërkesës dhe procedurave përkatëse.


Etiketime:

Share:

Studime të ngjashme